Monday, May 20, 2024
spot_img

Edi Rama: Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë ku kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”.

 

Rama tha se sot u nderua një personalitet i madh dhe e cilësoi si ndër më të mirët e historisë shqiptare.

 

Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot. Kam hedhur disa fjalë në letër sepse zakonisht unë nuk flas shkurt, por duke pasur parasysh se për kë duhet të flas sot, kisha frikë mos i’u mbaj për orë të tëra duke folur për z.Ali Ahmeti.

 

Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët të historisë sonë kombëtare, një historia e shkruar me sakrificë, në mesin e shqiptarëve që armët e luftës e diplomacisë i përdornin ndaj njëri tjetrit, që ndonëjhetë zgjidhin të huajin në vend që të vetin, sepse askund nuk ka funksionuar më shumë sundimi përmes përçarjes. Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më te mirët, iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta të barabarta kushtetuese për vëllezërit dhe motrat në Maqedoninë e Veriut, i cili vendosi në atë shtet domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si subjekt i painjorueshëm i shtetit fqinjë.

 

Armët në rezistëncen e tij nuk synonin ndarjen e Maqedonisë, por bashkimin e saj drejt vlerave të përbashkëta, drejt një vizioni patriotik të paqes. Është ende herët për t’u shkruar historia e këtij shqiptari të mirë, mirëpo emri i tij shkëlqen, ndaj Ali Ahmeti është mjeshtri më i madh i përdorimit të armës së diplomacisë.

 

Pa Ali Ahmetin shqiptarët në Maqedoni nuk do të ishin këta që janë, e nuk do të kishin as këtë pluralizim demokratik aq dinamik tek partitë shqiptare. Atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për të mirën e shqiptarëve në RMV të gjithë në të tjerët nuk mund ta diskutojmë, vetëm duhet ta pranojmë dhe nëse jemi të mençur duhet ta marrim si mësim.

 

Për fund dua ta mbyll me një fjalë të mençur: “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët…”

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT