Pak orë pas daljes nga operacioni, Efi Dhedhes ndau një video-mesazh me ndjekësit e saj, duke i siguruar se gjendja e saj është stabile dhe e mirë. Ajo shfaqet e qetë dhe e sinqertë, duke theksuar se ndërhyrja nuk ishte estetike, por e domosdoshme për shëndetin.
“Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse ky është operacioni im i katërt, jam shumë energjike dhe kam shumë për të thënë, por kësaj radhe u ndjeva e plogësht. Dje dola nga operacioni mirë, kisha energji dhe u ngrita në këmbë,” shprehet Efi.
Ajo bëri të qartë se nuk ka pasur asgjë serioze apo shqetësuese, por se procedura e detyroi të ndalojë për disa ditë. Megjithatë, Efi përdori këtë rast për të dhënë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:
“Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë, kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kujdesu për veten.”

