EKSKLUZIVE: Ja kush do t’i udhëheqë Gostivarin dhe Vrapçishtin deri në zgjedhje!

Emërimet e reja në nivel lokal: Fadil Xhelili në Gostivar, Bujamin Kadriu në Vrapçisht pritet të jenë të besuarit e qeverisë deri më 11 Janar

Burime të sigurta të KohaNews jozyrtare bëjnë të ditur se Qeveria është drejt finalizimit të vendimit për emërimin e udhëheqësve të përkohshëm në dy komuna të Pollogut, pas zhvillimeve të fundit në pushtetin lokal.

Sipas informacioneve të KohaNews, Fadil Xhelili pritet të marrë postin e të besuarit të qeverisë në Komunën e Gostivarit, ndërsa Bujamin Kadriu do të emërohet në të njëjtën pozitë në Komunën e Vrapçishtit.

Të dy emërimet do të kenë karakter të përkohshëm dhe synojnë garantimin e funksionimit institucional deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale, të planifikuara për 11 janar.

Në pritje të konfirmimit zyrtar, burimet tona bëjnë të ditur se procedura pritet të formalizohet brenda ditëve në vijim./KohaNews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT