Në atmosferë entuziazmi dhe besimi të plotë për fitoren e madhe më 2 nëntor, konaku i kryetarit të ardhshëm të Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi bashkë me shefin e shtabit komunal z.Besir Zeqiri, pritën një delegacion të lartë të ekzekutivit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim morën pjesë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme z.Astrit Iseni, Zëvendëskryeministri z.Arben Fetai, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit z.Bashkim Bakiu, Sekretari Shtetëror z. Fatmir Sabriu, si dhe drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve qendrore, të cilët shprehën mbështetje të plotë për z. Feti Abazi dhe ekipin e tij fitues.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkimit dhe mobilizimit të strukturave, me synim të qartë: fitoren e bindshme të Feti Abazit në raundin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor dhe vazhdimin e rrugës së zhvillimit, punës dhe dinjitetit për çdo qytetar të Komunës së Bogovinës.
Në fjalën e tij, z. Feti Abazi falënderoi përfaqësuesit qeveritarë për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se Bogovina meriton ndryshim, punë dhe zhvillim të vërtetë. Ai u zotua se pas 2 nëntorit do të fillojë epoka e re e drejtësisë, përparimit dhe transparencës në çdo fshat dhe lagje të komunës.
Ekzekutivi qeveritar vlerësoi punën, karakterin dhe përkushtimin e z. Abazi, duke shprehur bindjen se fitorja në Bogovinë do të jetë fitorja e qytetarëve, e unitetit dhe e ardhmërisë së përbashkët.
Poashtu vizituam edhe mullirin e vjetër të fshatit Bogovinë, simbol i punës, ruajtjes së traditës prej dekadash sidhe një vizitë në këmbë një pjese të fshatit Bogovinë duke takuar e bashkëbiseduar me qytetarët se fitorja jonë është e pashmangshme me një ekzekutiv që qëndron fort në anën e qytetarëve me punë e vepra.
Me Feti Abazin – për fitore më 2 nëntor!
Bogovina e bashkuar fiton!

