Thursday, May 2, 2024
spot_img

“El Pais”: Spanja konfirmon se e pranon pasaportën e Kosovës

Gazeta spanjolle “El Pais” ka raportuar se Spanja ka konfirmuar se e pranon pasaportën e Kosovës edhe pse nuk e njeh pavarësinë e vendit, transmeton “Kossev”.

Sipas raportimit të kësaj gazete, Komisioni Evropian në muajin prill kishte njoftuar se Spanja do të jetë i vetmi vend në zonën Shengen në të cilin qytetarët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë, transmeton “Kossev”.

“Spanja e ka pranuar si të vlefshme pasaportën e Kosovës pavarësisht se nuk e njeh pavarësinë e këtij vendi…”, thekson gazeta spanjolle, duke iu referuar burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme atje dhe në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur dje se Spanja njeh pasaportën e Republikës së Kosovës dhe ka thënë se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Spanjë pa vizë.

“Lajmi i mirë vazhdon. Për qytetarët dhe vendin tonë. DG Home tha se tani edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Që të mund të udhëtojmë pa viza në këtë vend”, ka thënë Bislimi.

Më tej ai shtoi se regjimi pa viza ka filluar më 1 janar dhe se Spanja është tashmë një destinacion që i është shtuar vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtoni lirshëm. Qytetarët e Kosovës filluan të udhëtojnë në zonën e Shengenit pa viza më 1 janar.

Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19 prill 2023 nga përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT