Elezi: Qysh në raundin e parë fituam në pesë komuna, ndërsa kemi epërsi në pesë të tjera!

Amir Elezi, nënkryetar i shtabit të Koalicionit VLEN, në një deklaratë për televizionin NTV, tha se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Koalicioni VLEN ka fituar në pesë komuna që në raundin e parë, ndërsa ka epërsi në pesë komuna të tjera.

“Ishte një festë e vërtetë e demokracisë dhe një organizim perfekt i zgjedhjeve dhe i gjithë fushatës zgjedhore këtu në Maqedoninë e Veriut, çka na gëzon jashtëzakonisht shumë. Krahas rezultatit shumë të mirë dhe të kënaqshëm të Koalicionit VLEN në këto zgjedhje lokale, siç e përmenda edhe në inkuadrimin tim të fundit për televizionin tuaj, ne kemi arritur të fitojmë në pesë komuna që në raundin e parë – pikërisht ashtu siç e kam parashikuar para fillimit të fushatës.

Ndërkohë, për raundin e dytë, kemi epërsi edhe në pesë komuna të tjera – apo bashki, siç i quani ju. Kjo është rezultat i mbarëvajtjes së fushatës dhe angazhimit të shtabit qendror të VLEN-it,” deklaroi Elezi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com