Elmazi: Premtime që u harruan për vite, ne do t’i bëjmë realitet

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, në debatin e sonte në “Debat në SHENJA” prezantoi projektet kryesore infrastrukturore që synon t’i realizojë në komunë. Elmazi njoftoi se një nga prioritetet është transformimi i bulevardit kryesor në Saraj në një rrugë me katër korsi, që përfshin edhe shtigje të dedikuara për çiklistë dhe këmbësorë, duke e bërë më të sigurt dhe funksional qarkullimin për të gjithë.

 

“Një projekt tjetër i rëndësishëm është përmirësimi i rrugës rajonale që lidh komunën e Sarajit me komunat e Jegunovcit dhe Tearcës, duke e shtrirë nga fshati Kondovë deri në Radushë. Sipas Elmazit, ky projekt është premtuar në çdo cikël zgjedhor, por deri tani nuk është realizuar”. Elmazi përmendi edhe ndërtimin e një rrethrrotullimi në Saraj, një kërkesë e kahmotshme veçanërisht për banorët e pjesës së majtë të komunës, si dhe ndërtimin e urës së Llokës, që së bashku me këto dy projekte konsiderohen si ndër më të mëdhatë dhe me ndikim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. “Besojmë se me marrjen e pushtetit do t’i zgjidhim këto probleme që kanë mbetur të pazgjidhura për vite me radhë,” tha Elmazi. /SHENJA/

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com