Tuesday, April 30, 2024
spot_img

Elmi Aziri trajektorja dhe i gjithë potenciali i shqiptarëve duhet të jenë të orientuar kah Perëndim.

 

 

“Ky masivitet është gatishmëri e qytetarëve për ta përkrahur iniciativën e ‘Frontit Europian’ për t’i bashkuar shqiptarët për ta çuar në vend amanetin e shekullor, amanet i cili ka dalë nga gjitha platformat kombëtare të pastra se: ‘Dielli për shqiptarët lind në Perëndim’. Do të shfrytëzojë këtë rast për të shprehur një mirënjohje edhe ndaj kryetarit Ali Ahmeti, ndaj kryetarit Ziadin Sela, edhe ndaj kandidatit për president Bujar Osmani që tejkaluan vetveten dhe arritën të dëshmojnë gatishmërinë e shqiptarëve në tërësi që të shërbejnë si gravitet ku do ti lidhin e potencialet kadrovike edhe të etnive tjera. Kjo është dëshmia më e mirë se shqiptarët vazhdimisht kanë thënë se kusht për shtet multi-etnike është kohezioni ndër-etnik dhe ja që erdhi koha që ne sot po e dëshmojmë edhe në praktik dhe vepër”, tha Aziri.

 

Bastri Bajrami thesksoi se pikënisja e fitoreve të “Frontit Europian” është nga këtu, nga Likova.

 

“Uroj që të gjithë së bashku siç e kemi filluar këtë Front Europian dhe të kemi fitoren këtu dhe në gjithë Maqedoninë e Veriut”.

 

Mirsad Ibrahimi informoi se shtabi komunal funksionon me katër dikaster, 14 shtabe lokale dhe mbi 700 aktivistë.

 

“Fronti Europian ka dallim nga çdo front tjetër, sepse ne nuk merremi me të kaluarën, po merremi me të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve tona. Bujar Osmani u’a garantoj se foleja këtu çdo herë ka qenë fole e çlirimtarëve, fole e fitimtarëve dhe fole e aktivistëve të cilët çdo herë kanë ngadhënjyer me fitore të mëdha”, tha Ibrahimi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT