Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër dhe ministër për Eurointegrime, Muhamed Hoxha ministër i Mjedisit, Orhan Murtezani ambasador në Bruksel, dhe Bashkim Bakiu ministër i ri i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut, i cili do të bëhet drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Kjo është oferta e partisë VLEN për kryeministrin Hristijan Mickoski për të plotësuar vendet e lira në Qeveri pas zgjedhjeve lokale, pasi Izeti Mexhiti u bë kryetar i Çairit, konfirmuan për “Sloboden Peçat” funksionarë të lartë të VLEN.
Pas disa javësh bisedimesh, në VLEN më në fund është arritur marrëveshje për ndarjen e pozicioneve ministrore. Gjatë negociatave pati disa kombinime dhe shkëmbime të ministrave nga VLEN. Nëse kryeministri miraton vendimet e reja të personelit, pritet që deri në fund të javës propozimet për ministrat e rinj të hyjnë në procedurë parlamentare.

