Emri i Ratko Mladiçit në qendër të Bujanocit nxit reagime të forta

Në qendër të Bujanocit është shkruar emri i kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladiç, me ngjyrë të kuqe dhe simbole nacionaliste serbe. Ky akt është cilësuar provokues, fyes dhe i rrezikshëm nga përfaqësuesit politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Shaip Kamberi e quajti glorifikimin e kriminelëve “fenomen të përhapur në Serbi” dhe “akt kundër paqes e drejtësisë”. Enkel Rexhepi tha se ky mbishkrim është “plagë e hapur për viktimat” dhe dëshmi e një strukture të organizuar kriminale.

Ragmi Mustafi paralajmëroi se shkrimi i emrit të Mladiçit në një qytet me shumicë shqiptare tregon “rrënim të sigurisë publike” dhe pjesë të procesit të “serbizimit sistematik të Bujanocit”. Ai vetë fshiu mbishkrimin nga “Sheshi Skënderbeu”.

Autoritetet serbe nuk kanë reaguar për rastin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT