Saturday, April 20, 2024
spot_img

Ennur Totre: “Realisht ne nuk kemi çka humbim, në çdo ndeshje do të futemi “ALL IN”

Kapiteni i Shkëndijës Ennur Totre ka folur për Shkëndija Channel para ndeshjes së xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Dueli Shkëndija-Bregallnica luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00.

….pauza kampionale….

Ennur Totre: “Realisht jemi munduar ta shfrytëzojmë maksimalisht që ta marrim veten dhe të japim edhe më shumë në vazhdim. Kemi tre barazime rresht dhe jemi përgatitur që të marrim tre pikët me Bregllnicën.

….ekipi duket i rikuperuar?.….

Ennur Totre: “Normalisht se po, kemi patur edhe pak pushim dhe mendoj se pushimi na ka bë mirë. Pastaj edhe kur kemi nisur me stërvitje kemi punuar me intensitet të lartë dhe mendoj se e kemi marrë veten edhe fizikisht. Tani duhet dhënë maksimumi për të fituar dhe për të vazhduar garën për titull.

….kritikave u përgjigjemi në fushë.….

Ennur Totre: “Realisht secili ka të drejtën e mendimit të tij dhe mund të flasë atë që don varësisht si i sheh gjërat. Mirëpo në të vërtetë futbolli jo gjithmonë është ashtu si shihet. Në lojë janë rezultatet negative dhe pozitive. Ne tani do të japim gjithçka për tu rikthyer te fitoret për të vazhduar ndjekjen e objektivit të klubit. Unë besoj se ky grup ka shumë kualitet dhe ne kemi punuar gjatë gjithë pauzës, por edhe prej fillimit. Mendoj se pak na ka munguar edhe fati, por tani besoj që edhe fati të jetë në anën tonë dhe të nisim një seri fitoresh.

….Bregallnica.….

Ennur Totre: “Unë përmenda tre pikëshin sepse ne kemi shumë nevojë për vazhdimësi. Nuk e nënvlerësojmë Bregallnicën sepse kemi pa se nuk ka ekip të dobët në kampionat dhe ne e respektojmë maksimalisht Bregallnicën. Por besojmë te vetja dhe mendojmë vetëm për fitore.

….publiku.….

Ennur Totre: “Realisht ne nuk kemi çka humbim, në çdo ndeshje do të futemi “ALL IN”. Por në këtë drejtim na duhet përkrahja e publikut, sepse e kemi pa të gjithë në ndeshjen me Vardarin se sa ndikoi mbështetja e publikut te ne në fushë. U bëj thirrje të vijnë në numër sa më të madh dhe të na përkrahin.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT