Saturday, May 18, 2024
spot_img

Erion Veliaj: Ali Ahmeti një personalitet politik që nderon edhe Tiranën

Një shqiptar ndër më të mirët, një luftëtar që politikën e diplomacinë i ka kthyer në një mjeshtëri të admirueshme, një udhëheqës që i ka bërë vend të veçantë vetes në historinë e shqiptarëve dhe në zemrat e në mendjet e të gjithëve, përfshirë edhe mendjet e kundërshtarëve e armiqve të tij, kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë ceremonisë së ndarjes së titullit Qytetar Nderi të Tiranës, për kreun e BDI Ali Ahmeti.

 

Mirëseardhët të gjithë në Bashkinë e Tiranës, është një nder i madh që sot miku jonë, vallu jonë frymëzues, misionar dhe kryetar Ali Ahmeti na është bashkuar teksa do të jetë qytetari më ri ri i qytetatit të Tiranës. Të nderuar kryemnistër, kryetarë kuvendi, ministra, bashkëluftëtar dhe miq të Ali Ahmetit, jam falenderues që sot jeni këtu për të nderuar qytetarin më të ri të nderit të Tiranës zotin Ali Ahmeti.

 

Tirana siq e përmendim në zhargonin tonë i ka me pikatore qytetarët e nderit, Ismail Kadaren, Dritero Agollin, Kristo Frashërin, Adem Demaçin, dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani të njerëzve që e bashkojnë popullin tonë me qytetarinë e nderit, kryetari jonë, lider dhe frymëzues Ali Ahmeti.

 

Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmen një ekskursion të shkurtër në rrugë të saj, por pastaj dalin siç hyjnë, duke mos lënë asnjë shenjë, dhe asnjë libër në kujtesën e njerëzve.

 

Disa i hyjnë politikës duke e përfytyruar si një aksesor e cila thjeshtë do të shtonte një medalje në xhaketën e tyre, apo një rresht në CV-në e tyre, edhe këto të padukshëm dhe të harrueshëm në rrugëtimin e tyre.

 

Disa të tjerë i hyjnë politikës shtyrë nga një vokacion i brendshëm, dhe bëjnë vepra madje kryevepra, këta janë ata që mbetën në histori, dhe Ali Ahmeti do të mbetet gjatë në historinë e vendit tonë , dhe sot posaçërisht të qytetit tonë.

 

Ky është modeli i një politikani të vëretë, i Ali Ahmetit për të cilin liria është një substancë e shpirtit të vet dhe qenies së vet.

 

E dëshmon rruga e tij gjurmëlënëse, modeli i Ahmetit ishte ai i 19991 kur shpërthyen demostratat studentore, dhe kur shprthyen ato dhe u arrestuan studentat ai ishte një nga të arrestuarit.

 

Kur një vit më pas do të bëheshin përpjekje për riorganizim ai ishte aty. Kur nisën aktivitetet për legalitet ai ishte ay.

 

Vite më pas kur filloi lufta në Kosovë ai ishte pagëzuesi i UÇK-së. Vite më pas në luftën e 2001 në Maqedoninë e Veriut ai ishte aty si themelues i UÇK-së.

 

Në Marrëveshjen e Ohrit ai ishte aty për ta mundësuar, kryetari i parë i kuvendit ishte nga partija e tij.

 

Zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptarë morri zë me Ali Ahmetin aty.

 

Sa herë që të shkruhet për të këto ngjarje do të shkuhen dhe do të kujtohen në histori.

 

Herë petrit që fluturon lartësive të qejëve në kërkim të lirisë, dhe herë burim jetëdhënës i shqiptarisë që e duan vendin tonë.

 

Me qëllimiet që i ka dhënë vetes Ali Ahmeti nuk e kanë ndalur atë as lufta dhe as burgu.

 

Qëllimet e Ali Ahmetit janë qëllime që i bëjnë luftëtarët, heronjtë, dhe atdhetarët e mëdhenj.

 

Atdheu është një lidhje e përbërë nga shumë lidhje të tjera që qëndrojnë në mishin dhe shpirtin tonë.

Është një lidhje që nuk mund të shkulet si një fije floku.

 

Në këtë nderim të ndërsjelltë nuk është vetëm Tirana që nderon Ali Ahmetin me titullin qytetarë nderi, është nderë në historinë e Tiranës që ju na jepni neve në misonin tonë, në familjen tonë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT