Erxhan Ajeti bartës i listës për këshilltarë të VLEN-it në Vrapçisht

Sonte, në mbledhjen e strukturave të Koalicionit VLEN – Dega Vrapçisht, u zgjodhën organet drejtuese dhe u miratua lista e kandidatëve për Këshilltarë Komunal.

Si bartës i listës për Këshilltarë u zgjodh Erxhan Ajeti, ndërsa Shef i Shtabit të Degës u emërua Amir Bexheti. Në takim u prezantua gjithashtu lista e plotë e kandidatëve për këshilltarë.

Kandidati për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit i përgëzoi të gjithë të zgjedhurit për besimin e marrë dhe uroi që puna e tyre të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një qeverisjeje lokale të përgjegjshme, transparente dhe zhvillimore. 🤝 Bashkë do ta bëjmë ndryshimin në Vrapçisht!” u shpreh ai.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT