Thursday, February 22, 2024
spot_img

Është formuar përbërja e re për Këshillin e TIK-ut në gjyqësor

Gjatë ditës së djeshme  Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka marrë vendimin për themelimin e Këshillit të ri për koordinimin e teknologjisë informatike dhe komunikimit në organet gjyqësore, i cili do të ketë 13 anëtarë. Këshilli i TIK-ut ka për qëllim të përkufizojë dhe implementimin e   politikave për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në gjyqësor, si dhe monitorimin, zbatimin dhe revizionin e Strategjisë për TIK-un në gjyqësor.

Për anëtarë të Këshillit janë emëruar: Vllatko Milloshevski – Prokuroria Publike – Shkup, Daut Rustemi – Gjykata e Apelit Gostivar, për herë të parë në këshill ka përfaqësues nga grupi BLUPRINT për reforma në drejtësi, Aleksandra Cvetanoska nga Shoqata e Juristëve të Rinj, Ivan Xholev – Gjykata Themelore Penale Shkup, Islam Abazi -PTHPNKOK, Sanja Pandilov – Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Sanja Dimovska – Ministria e Drejtësisë, Anita Andonoska – Këshilli Gjyqësor, Jelena Koleva Dogazanska-Këshilli i Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoska- Prokuroria e Lartë Publike Manastir, Shpend Devaja-Gjyqtar suprem dhe anëtar i Shoqatës të Gjyqtarëve, Gjorgji Andonov-Gjyqtar në Gjykatën Themelore Shtip, Naim Ferati-MSHIA.

Përbërja e Këshillit u zgjodh pas konsultimeve paraprake me të gjithë faktorët relevant dhe publikun profesional. Ai e monitoron implementimin e Strategjisë për TIK në gjyqësor dhe të Planit të Veprimit,  i përkufizonë dhe implementon masat dhe aktivitetet për dixhitalizimin e gjyqësorit, merr pjesë në përgatitjen e ligjeve, akteve të tjera ligjore dhe merr masa në fushën e zbatimit të TIK-ut në organet gjyqësore. Mandati i anëtarëve është 2 vjet.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT