Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Shoqatës Vullnetare Kundër Zjarrit “Arhangel”.

Sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe SHVKZ “Arhangel”, me të cilin vendoset dhe avancohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, z. Muhamed Ali, dhe kryetari i SHVZ “Arhangel”, z. Roberto Ilievski.
Bashkëpunimi do të fokusohet në aktivitete të përbashkëta për parandalimin dhe përballimin e zjarreve, fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera të krizës, si dhe në forcimin e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e vullnetarizmit.
Me këtë bashkëpunim krijohen kushte për koordinim më efikas dhe reagim më të shpejtë në momentet kur është më e nevojshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT