Pas aktiviteteve të suksesshme gjatë muajit shtator, të dedikuara të rinjve, Europe House vazhdon me programin e vjeshtës kushtuar kulturës dhe edukimit në Koçani.
Gjatë muajit tetor, programi do të realizohet në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar Qendra e Kulturës “Beli Mugri” – Koçani si dhe me “SupportKochani”, me qëllim të kontribuimit në jetën kulturore të qytetit dhe ofrimit të përmbajtjeve të reja për qytetarët.
Programi i tetorit do të përfshijë tre shfaqje:
• 25 tetor – ora 20:00
“Portokalli Blu” – Teatri “Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot” nga Velesi
• 27 tetor – ora 13:00
“Kësulëkuqja” – Teatri për Fëmijë dhe të Rinj Shkup
• 29 tetor – ora 20:00
“Të Gjitha Gjërat e Mrekullueshme” – Teatri Kombëtar i Shtipit
Aktivitetet do të mbahen në Institucionin Kombëtar Qendra e Kulturës “Beli Mugri” – Koçani, dhe hyrja është falas.
Me këtë program, Europe House mbetet e përkushtuar në mbështetjen e nismave kulturore në Koçani.