Saturday, May 4, 2024
spot_img

Fakulteti i shkencave të Informatikës pranë UNT dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike pranë RIT Kosova zhvilluan bisedime bashkëpunimi

Prorektori për Shkencë i UNT-së Prof.Dr. Bekim Fetaji dhe Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Informatikës Doc. Dr. Majlinda Axhiu së bashku me profesorë dhe studentë të Fakulteti të shkencave te Informatikes pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup vizituan Institutin Roçester për teknologji (Rochester Institute of Technology-RIT) në Kosovë për të zhvilluar bisedime për bashkëpunim në sfera të ndryshme.

Doc. Dr. Majlinda Axhiu, Dekane e Fakultetit të Shkencave të Informatikës zhvilloi takime me Dekanen Albina Balidemaj Basha nga RIT Kosova. Ato vizituan ambientet e RIT-it duke u njohur nga afër me laboratorët, infrastrukturën dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta, organizim konferencash dhe garave studentore.

Kjo vizitë hapi rrugën për një partneritet të frytshëm midis dy institucioneve të arsimit të lartë, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e eksperiencave, njohurive dhe praktikave të mira në fushën e teknologjisë së informacionit.

Gjatë kësaj vizite morën pjesë edhe Prof.Dr. Aleksandar Dimovski dhe studentët: Çlirim Iseni, Elemedina Kasami, Anesa Fazliu dhe Berine Raman.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT