Saturday, July 27, 2024
spot_img

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE NGA UNT DHE QSHA “BORO PETRUSHEVSKI” NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Fakulteti i Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup përfaqësuar nga dekani Prof.inor.dr. Neritan Turkeshi nënshkruan memorandum për bashkëpunim me Qendrën shkollore të autokomunikacionit “Boro Petrushevski” përfaqësuar nga drejtori Aleksandar Strezov.
Qëllimi i nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit është interesi i përbashkët për lehtësimin dhe nxitjes së bashkëpunimit arsimor dhe atë në avansimin e mësimit praktik dhe teknik për studentët e UNT-së.
Gjithashtu palët kontraktuese do të bashkëpunojnë në disa fusha me interes të ndërsjellë duke shfrytëzuar burimet në dispozicion dhe përvojat e fituara, e në veçanti aktivitetet do të përmbajnë prezentimin e përvojës praktike dhe udhëzimeve nga punonjësit e Universitetit për nxënësit e QSHA “Boro Petrushevski” në të gjitha profilet arsimore për realizim të mësimdhënies praktike, të nxënit përmes punës dhe praktikës fizike.
Palët gjithashtu arrijnë marrëveshje edhe për ligjëruesit në QSHA “Boro Petrushevski” që do trajnohen pranë Fakultetit të Shkencave Teknike gjithashtu që të ndjekin studimet e ciklit të dytë pranë UNT-së kuadër programeve të cilat ata edhe ligjërojnë.
Qendra shkollore e autokomunikacionit “Boro Petrushevski”, është qendër bashkëkohore për arsimimin e kuadrave në fushën e komunikacionit rrugor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të qendrës ka disa objekte në të cilat realizohet veprimtaria themelore edukative-arsimore si dhe aktivitete tjera plotësuese. Veprimtaria themelore e QSHA-së “Boro Petrushevski” është arsimimi i gjeneratave në formë profesioniale në komunikacionin rrugor, makinerisë dhe autoteknikës nëpërmjet shkollimit të rregullt dhe me korrespodencë në gjuhët mësimore maqedonase dhe shqipe.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT