Saraj – Sonte, kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, mirëpriti aderimin e familjes Ahmeti nga fshati Sfillare e Poshtme. Një familje e njohur për bujarinë, punën dhe ndershmërinë e saj, e cila ka kontribuar vazhdimisht për zhvillimin e komunitetit përmes bujqësisë dhe blegtorisë.
Me vendimin për t’u bashkuar me VLEN-in, familja Ahmeti tregoi se vetëdija qytetare po rritet dhe se mbështetja për ndryshimin e madh në Saraj po shtohet çdo ditë.
“Kjo është një dëshmi se rruga drejt fitores kalon përmes njerëzve të ndershëm si familja Ahmeti, të cilët besojnë se e ardhmja ndërtohet me punë, unitet dhe vendosmëri”, tha Muhamed Elmazi, duke falënderuar familjen për mbështetjen e dhënë.