Fatmir Limani: Në Drogomisht u ndez fryma e bashkimit dhe e ndryshimit që po vjen

Drogomisht – Sonte në Drogomishtin e Madh dhe të Vogël u mbajt një takim entuziast me qytetarë, ku u ndje fuqishëm fryma e bashkimit dhe e vendosmërisë për ndryshim.

Në një atmosferë plot energji dhe emocione, Fatmir Limani theksoi se ky bashkim i dy fshatrave është dëshmi e vullnetit të njerëzve që besojnë në zhvillim, dinjitet dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

“Dy fshatra që gjithmonë kanë qëndruar krah për krah në punë, në përkushtim e në dashuri për vendin, u bashkuan sërish për një qëllim të përbashkët: ndryshimin që po vjen.
Fitorja jonë nuk është e një partie, por e qytetarëve të ndershëm, e të rinjve që duan mundësi dhe e familjeve që kërkojnë dinjitet,” u shpreh Limani.

Ai theksoi se shtabi në Drogomisht nuk është thjesht një vend takimesh, por zemra e përpjekjes për zhvillim – për rrugë të sigurta, ndriçim në çdo shtëpi, ujë të pijshëm dhe investime që sjellin jetë e punë për banorët.

“Këto nuk janë luks, por të drejta që ky vend i ka fituar me mund e sakrificë.
Rinia e Drogomishtit është energjia jonë më e madhe, dhe ne do të punojmë që ata të kenë arsye të qëndrojnë këtu e të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje,” tha më tej ai.

Në fund, Limani falënderoi qytetarët për mikpritjen, besimin dhe përkushtimin, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve është garancia e fitores:

“Nga ky shtab i mbushur me dashuri, besim dhe qëllim të pastër, po nisim kapitullin e ri për Drogomishtin e Madh e të Vogël. Bashkë, s’na ndal askush!”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com