FC Bashkimi 1947 fton tifozët në përkrahje masive kundër Sileksit

Të martën, më 16 shtator, në ora 15:30, në Stadiumin “Bashkimi” në Kumanovë, ekipi i FC Bashkimi 1947 do të përballet me FK Sileksin.

Nga klubi kuqezi-jeshil kanë bërë thirrje për një mobilizim të madh të tifozëve, duke theksuar se pas dy ndeshjeve të vështira, skuadra ka nevojë për zërin, pasionin dhe mbështetjen e qytetarëve.

“Ky nuk është vetëm futboll – kjo është dashuri për qytetin, për ngjyrat dhe për historinë tonë. Të bashkuar në tribuna, i japim krahë skuadrës për të arritur tek fitorja”, thuhet në thirrjen e FC Bashkimi 1947.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT