FC Shkëndija – FC SKN St. Pölten 0:1

Shkëndija zhvilloi ndeshjen e radhës miqësore kundër SKN St. Pölten, dhe në një ndeshje me ngarkesa të dukshme fizike në fund doli e mundur minimalisht 1:0 nga skuadra austriake në testin e tretë të fazës përgatitore në Antalia.

Në një ndeshje të hapur nga të dyja palët, ku formacionet u kombinuan në të dyja pjesët për t’u dhënë mundësi loje sa më shumë futbollistëve, kuqezinjtë dominuan fraksionin e parë, krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa mundur të gjejnë rrugën e golit. Ndër rastet më të mira ishte tentativa e Ademit në minutën e 38-të, kur goditja e tij u ndal nga traversa.

Në pjesën e dytë, edhe St. Pölten u tregua më aktiv në fazën sulmuese, ndërsa të dyja skuadrat sollën disa momente interesante pranë portave. Në minutën e 77-të, një vendosje jo e mirë e mbrojtjes kuqezi i dha mundësinë M’Buyit të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, i cili vulosi edhe rezultatin përfundimtar 1:0 për austriakët.

Trajneri Jeton Beqiri vijoi me kombinimet në formacion, duke testuar alternativa të ndryshme për gjysmësezonin pranveror. Mbetet të shihet nëse përballja e fundit miqësore, më 6 shkurt kundër Dinamo Kievit, do të japë një pasqyrë më të qartë të formacionit ideal për rifillimin e kampionatit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights