Friday, May 17, 2024
spot_img

Fc Struga  dhe Shpëtim Duro ndajnë rrugët, ndërpritet bashkëpunimi

Pas humbjes së djeshme nga skuadra e Tikveshit, me rezultatin 3:2, siç duket kryesia e Fc Struga ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Shpëtim Duro.

Një njoftim i tillë ka ardhur në rrjetin social gjegjësisht në profilin zyrtarë ku dhe është bërë zyrtarisht njoftimi se tani më skuadra, strugane do të mbetet pa krye trajnerin nga Shqipëria.

Njoftimi në rrjetin social facebook:

FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT