Fermerët e Sarajit me mbështetje konkrete – Elmazi premton subvencion deri në 3 denarë për litër qumësht

Kandidati i VLEN-it për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, premtoi mbështetje të qëndrueshme për fermerët dhe zhvillimin e prodhimeve vendase.

Ai, së bashku me bartësin e listës Amir Idrizi dhe zv.drejtorin për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina, vizituan fermerët në Shishovë, ku u njohën nga afër me sfidat e tyre të përditshme.

“Fermerët e Sarajit meritojnë mbështetje të vërtetë. Ata mund të jenë gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe burim i krenarisë sonë,” deklaroi Elmazi.

Në planprogramin e VLEN-it është paraparë subvencion deri në 3 denarë për litër qumësht, si mbështetje direkte për punën e fermerëve dhe fuqizimin e prodhimit vendor.

Elmazi theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm në sektorin bujqësor të Sarajit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT