Festë poetike në Strugë: Nxënësit shkëlqejnë në manifestimin e Nëntorit

Në kuadër të festave të Nëntorit, mbrëmë në hapsirat e Hotelit “Ëmbla” u zhvillua një festë e bukur poetike ku morën pjesë dhjetra nxënës shembullorë nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Strugës. Në praninë e prindërve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të shumtë që kishin ardhur, një fjalim rasti mbajti Kryetari i Komunës z. Mendi Qyra.

 

Ai pasi ua uroi të pranishmëve Festat e Nëntorit, shprehu haptas se mbështetja e tij për arsimin dhe kulturën, ashtu si ka qenë e fortë edhe para se të marrë mandatin e kryetarit, njashtu ka për të qenë edhe tani si Kryetar Komune. Këto hapsira hotelierike, tha ai, do të jenë në shërbim të manifestimeve arsimore dhe kulturore pa asnjë kompensim, le të mos shqetësohen gojëkëqinjtë! Pas dëgjimit të dhjetra recitimeve, juria, e përbërë nga Prof. Xhemi Hajredini, njëherit edhe Udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike, Prof. Resul Bekteshi dhe Prof. Xheladin Muça, zgjodhi nxënësit më të mirë në recitim:

 

🏅Vendi i parë i takoi shkollës fillore “Murat Labunishti” – Labunisht, e përfaqësuar nga nxënësja Rejjan Saloska. 🥈Vendi i dytë nxënëses Eda Ajro nga SHFK “Ashim Agushi” – Ladorisht dhe Vendi i tretë nxënësit Ensar Lena nga SHFK “V.Miladinovci” – Strugë. Vendin e parë nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit e mori nxënësja e talentuar Alba Taraneshi nga SHMK Gjimnazi “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT