Fetai: VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë, e BDI është shpallur non grata

Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shqiptarët tani e ka më të qartë se kush është me SHBA-të dhe se kush ka manipuluar këtë ndjenjë amerikane për përfitime personale. Ai thotë se kur VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë të Kapitolit Amerikan, BDI është shpallur non grata nga SHBA-të. “Shqiptarët janë një nga popujt më pro-amerikanë në botë, por fatkeqësisht një pjesë e politikanëve të tyre kanë manipuluar tradicionalisht me këtë ndjenjë pro-amerikane për përfitime personale.

 

Ata kanë vjedhur, kanë korruptuar dhe janë korruptuar, kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shkelur rregullat bazë të demokracisë, paradoksalisht duke u thirrur në përkrahjen e SHBA-ve. Sot, kur VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë të Kapitolit Amerikan, ndërsa BDI është shpallur “non grata” nga lista e zezë e SHBA-ve, shqiptarët e kanë më të qartë se kurrë se kush është me Amerikën dhe kush me ariun”, ka shkruar Fetai.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights