Turneut tradicional të futbollit në Kamjan, i është bashkangjitur edhe kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Si nga fillimi me asfalltimin e terrenit sportiv, poashtu edhe në fund me përfundimin e natës finale, kryetari Abazi, ka marrë pjesë edhe fizikisht në përmbylljen e këtij evenimenti sportiv, duke uruar fituesit dhe organizatorët, si dhe ka nënvizuar se edhe në vitet e ardhshme, komuna do të jetë përkrah këtij organizimi.
Postimi i plotë:
“Një mbrëmje e bukur sportive në finalen e Turneut Tradicional “Shaban Aliti” në Kamjan!
Sonte patëm kënaqësinë të jemi pjesë e finales së këtij turneu tradicional, ku mbizotëruan fryma sportive, respekti, harmonia dhe energjia pozitive.
Përgëzoj organizatorët për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij eventi, të cilin Komuna e Bogovinës e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë edhe në të ardhmen.
Ishte nder i veçantë për mua të ndaj çmimin për ekipin fitues. Njëkohësisht, përgëzoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse për garën korrekte dhe falënderoj të gjithë sportdashësit që u bënë pjesë e kësaj atmosfere të mrekullueshme.
Urime fituesve dhe suksese të gjithëve! Shihemi vitin e ardhshëm!”, ka mbaruar, Abazi.


