Feti Abazi në Kamjan: Katërvjeçari i ardhshëm do të sjellë investime dhe zhvillim

Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga Koalicioni VLEN, Feti Abazi, u prit me entuziazëm nga banorët e Kamjanit, të cilët vlerësuan punën dhe ndershmërinë e tij gjatë viteve.

Abazi theksoi se dëshira për të ecur përpara dhe zhvilluar komunitetin vazhdon të jetë e gjallë dhe premtoi se katërvjeçari i ardhshëm do të sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë, zhvillim rural dhe turizëm.

“Kamjani më 19 tetor do e kthej Komunën në PUNË!,” deklaroi Abazi, duke nënvizuar angazhimin e tij për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Tubimi u karakterizua nga atmosfera mikëpritëse dhe mbështetje e fuqishme qytetare, duke rikonfirmuar vendosmërinë e banorëve të Kamjanit për ndryshim dhe përparim nën drejtimin e VLEN-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT