Kandidati i koalicionit VLEN, Feti Abazi, së bashku me Besir Zeqirin, shefin e shtabit komunal, dhe Sadik Feratin, shefin e shtabit lokal, ka zhvilluar një takim në fshatin Zherovjan, ku ka prezantuar disa nga prioritetet kryesore për zhvillimin e këtij vendbanimi.
Abazi theksoi se salla e parë e sportit, e ndërtuar më parë në Zherovjan, është amortizuar gjatë viteve, dhe me mjete nga qeveria do të rikonstruohet plotësisht.
Ai njoftoi gjithashtu projekte të tjera kapitale që pritet të fillojnë pas 19 tetorit, përfshirë rikonstruktimin e rrugës që lidh Zherovjanin me Radiovcën, ndërtimin e një këndi lojrash për fëmijë dhe investime të tjera që do të përmirësojnë jetën e banorëve të këtij fshati.
“Me votën tuaj më 19 tetor, ju do të ktheni komunën në punë dhe zhvillim të qëndrueshëm,” deklaroi Abazi.