Bogovinë, 7 tetor 2025 — Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga Koalicioni VLEN, Feti Abazi, sonte zhvilloi takime të hapura me banorët e Pallçishtit dhe Novakës, ku u prit me interesim, entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Në dy fshatrat e njohura për traditën dhe punën e tyre, Abazi theksoi se etja për ndryshim është e madhe në çdo cep të komunës, ndërsa qytetarët po bashkohen rreth vizionit të ri për një Bogovinë që punon dhe zhvillohet për të gjithë.
“Gjithandej etja për ndryshim është e madhe, por Pallçishti dhe Novaka prej sonte e kanë vulosur — më 19 tetor, me një zë për 7️⃣✔️! Edhe 7 ditë, me #7️⃣✔️ e kthejmë Komunën në PUNË!”, deklaroi Abazi në fjalimin e tij.
Fushata e Koalicionit VLEN në Bogovinë po vazhdon me takime të përditshme në çdo vendbanim, ku po prezantohen projektet konkrete për zhvillim infrastrukturor, bujqësor dhe administratë efikase në shërbim të qytetarit.