Donacioni i dy kamionëve nga Austria, për zjarrfikësit e Bogovinës dhe Vrapçishtit, i paralajmëruar ditë më parë, është pranuar nga kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi dhe komandanti i zjarrfikësve të Tetovës Avni Ameti. Në një paraqitje publike, ata kanë falenderuar ambasadën austriake në vend dhe njësitin vullnetar të zjarrfikësve të Tirolit, për dhurimin e këtyre dy automjeteve.
Postimi i plotë, nga Feti Abazi në Facebook:
“Donacion i rëndësishëm për Komunën e Bogovinës: Arrijnë dy automjete zjarrfikëse.
Në bashkëpunim me Landin e Tirolit të Austrisë dhe njësitë vullnetare të zjarrfikësve nga Tirol, sot pranuam dy automjete për shuarjen e zjarreve, të cilat do të jenë në shërbim të njësisë sonë të zjarrfikësve.
Ky donacion vjen në një periudhë shumë të rëndësishme, në prag të sezonit të zjarreve, dhe do të lehtësojë dukshëm punën e zjarrfikësve tanë në terren.
Falënderoj përzemërsisht Peter Logar dhe Hans Papp nga njësia vullnetare e Tirolit, si dhe Ambasadorin Martin Pammer për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për Komunën tonë”.


