Kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga koalicioni VLEN, Feti Abazi, përmes një deklarate publike ka theksuar se qytetarët e Bogovinës kanë dëshmuar vetëdije të lartë qytetare dhe nuk mund të manipulohen nga presionet apo shantazhet politike.
“Qytetari i komunës së Bogovinës nuk dorëzohet, nuk tutet, nuk shantazhohet dhe nuk blihet. Vetëdija, vlera dhe puna janë virtytet tona. Ata që nuk e kanë të qartë këtë, janë të destinuar të humbin!”, ka deklaruar Abazi.
Ai shtoi se ndryshimi tashmë ka nisur dhe se asgjë nuk mund ta ndalë hovin e tij:
“Ne bashkërisht e sollëm ndryshimin dhe hovin nuk ka kush e ndal. Tani ju ftoj që betejën ta mbyllim edhe më fort në raundin e dytë. Fitorja na takon neve – gjeneratës që do e sjellë ndryshimin dhe do e kthejë punën si vlerë!”, përfundoi ai.