Feti Abazi, shikon ofertat e shkollave të mesme për filloristët: Arsimi, prioriteti i ynë

“Sot, bashkë me Kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, zv/ministrin e Arsimit Driton Sulejmani, zv/kryetarin e Komunës së Tetovës Albi Qamili si dhe kolegun tim të nderuar, Kryetarin e Komunës së Tearcës Daut Memishi vizituam stendat e shkollave të mesme me rastin e Ditës së Hapur të shkollave.

 

Përmes kësaj vizite patëm mundësinë të shohim nga afër programet arsimore dhe drejtimet që ofrojnë shkollat për nxënësit tanë. Orientimi i drejtë i të rinjve është një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre, ndërsa shkollat profesionale kanë rol kyç në përgatitjen e kuadrove të nevojshme për tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Mbështetja e arsimit dhe krijimi i mundësive më të mira për të rinjtë tanë mbetet prioritet i përbashkët i institucioneve tona”, ka njoftuar keru i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT