Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për katër pozita në ranglistën e FIFA-s, duke u renditur në vendin e 80-të në botë — pozita më e lartë që nga pranimi në FIFA në vitin 2016. Ky konsiderohet suksesi më i madh i Dardanëve deri më sot.
Sipas FFK-së, përfundimi i ciklit kualifikues për Botërorin 2026 ka dëshmuar qartë rritjen dhe progresin e ekipit kombëtar. Federata thekson se kjo arritje është rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit të vazhdueshëm.
Kosova tashmë synon objektiva edhe më të larta, duke hyrë me ambicie të mëdha në fazën “play-off” që zhvillohet në muajin mars.

