Fillon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë

Nga  (1 tetor) deri më 6 tetor në Tetovë do të mbahet edicioni i radhës i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës. Për gjashtë net resht, Tetova do të mirëpresë trupa teatrore nga vende të ndryshme të cilat do të paraqesin artin e tyre para publikut, shkruan Portalb.mk.

Ky festival vjen si një platformë për të promovuar vlerat e artit teatror, për të krijuar ura bashkëpunimi mes teatrove të ndryshme dhe për të sjellë në vëmendje rëndësinë e teatrit si formë komunikimi, reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror.

Agim Abdula koordinator i festivalit sot në një konferencë për media tha se këtë vit do të jenë trupa që e kanë dëshmuar veten nëpër festivale të ndryshme dhe shpreson që edhe publiku në Tetovë por edhe më gjerë do të ndahen shumë të kënaqur.

“Kemi një përzgjedhje shumë të mirë të shfaqjeve këtë vit, do të jenë trupa që e kanë dëshmuar veten nëpër festival të ndryshme dhe shpresoj që edhe publiku në Tetovë por edhe gjithë ata të cilët do të vinë nga qytetet e tjera dhe nga rajoni për të parë shfaqjet dhe për të ndjekur programin e festivalit do të ndahen shumë të kënaqur. I gjithë ekipi i festivalit i angazhuar për organizimin e festivalit ka bërë më të mirën që gjithqka të jetë ashtu siç duhet. Edhe një herë tjetër Tetova dhe Teatri i Tetovës të dëshmoj se meriton të ketë një festival dhe një eveniment të tillë, dhe shpresoj se ky lloj angazhimi dhe ky vullnet të cilin e kemi pasur këtë vit për organizimin e festivalit, të jetë në nivel edhe më të lartë në vitet e tjera”, tha Abdula.

Hasim Memishi Sopi, drejtor i Teatrit të Tetovës tha se festivali nuk ka karakter garues, sepse edhe këtë edicion buxheti nuk ka qenë i mjaftueshëm që të ndajnë çmime.

“Festivali nuk ka karakter garues, sepse edhe këtë edicion buxheti nuk ka qenë i mjaftueshëm që të ndajmë çmime. Unë jam kundër festivaleve që bëjnë çmime, por i bëjnë pa pages çmimet. Unë mëndoj se secili çmim duhet të ketë një pagesë, secili aktorë apo shfaqje që do të merrë çmim duhet të paguhet, dhe ne ende nuk e kemi komoditetin që ti paguajmë. Unë mendoj se çmimet pa pagesë sikur nuk janë shumë të rëndësishme”, tha Memishi Sopi.

Në pyetjen e Portalb.mk se pse nuk ka një koordinim më të mirë midis teatrove, vetëm periudhën e fundit kemi pasur katër festivale të teatrove, në Kumanovë, Dibër mbrëmë filloi në Shkup, edhe nesër do të fillon në Tetovë.

Memishi Sopi u shpreh se ata janë institucion dhe të tjerët duhet të koordinohen me ata.

“Ne jemi Institucion dhe ky festival është në kuadër të Institucionit Teatri i Tetovës, kurse festivalet e tjera janë festival që i organizojnë persona fizik apo OJQ të ndryshme, dhe unë mendoj që ata duhet të koordinohen me teatrin jo teatri me OJQ-të. Sidoçftë ne e kemi edhe një hendikep që nuk mund ta organizojmë festivalin kur duam ne, sepse salla është gjatë gjithë kohën me aktivitete dhe ky objekt që është momental na dikton edhe orarin e festivalit”, tha Memishi Sopi.

Memishi Sopi tha se nuk mjafton buxheti të cilin Ministria e Kulturës e ka ndarë për këtë festival.

“Si vit jubilar nuk janë të mjaftueshme mjetet e Miniustrisë së Kulturës. Këtë vitë janë ndarë 800 mijë denar për festivalin, edhe ato janë mjete bruto, duke e përpjestuar pastaj edhe me taksat që duhet ti paguajmë i bjen diku 700 mijë denar neto, për gjashtë nete dhe gjashtë trupa teatrore që të vinë nga qytete të ndryshme dhe tua mbulojmë të gjitha harxhimet. Besoj se është jo e mjaftueshme shuma të cilën e miraton Ministria e Kulturës”, tha Memishi Sopi.

Mbështetës të festivalit janë Ministria e Kulturës dhe Turizmit së RMV-së, Komuna e Tetovës etj.

Për ata që duan ta ndihmojnë Teatrin, bileta është 200 den.

Për ata që duan të ndjekin vetëm shfaqjet, pa ndihmuar Teatrin, biletat janë falas.

Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i marrin te Teatri i Tetovës, çdo ditë nga ora 10:00-16:00.

Më poshtë mund ta gjeni programin e plotë të festivalit.

01.10.2025

  • Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” Teatri “Adriana”-Ferizaj, Kosovë, autor Jeton Neziraj, nën regji të Agon Myftari.

02.10.2025

  • Art”– Teatri Kombëtar i Kosovës-Prishtinë, Kosovë me autor Jasmina Reza, nën regji të Bashkim Ramadani.

03.10.2025

  • Një dorëzim në Spokan” Teatri i Qytetit “Abdullah Krashnica”- Preshevë, autor Martin Mcdonagh, nën regji të Afeida Boriçi Memeti.

04.10.2025

  • “DJALI” Teatri i Qytetit dhe Anamour- Gjilan, Kosovë, autor Florian Zeller, nën regji të Erson Zymberit

05.10.2025

  • Njeriu që pa vdekjen me sy”- Teatri i Gostivarit, autor Viktor Eftimiu, nën regji të Elmir Sejfullait.

06.10.2025

Në përballje me vdekjen”-Teatri i Tetovës, autor August Strindberg, nën regji të Afërdita Nuhijit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT