Fisnik Mela: Dibra meriton më shumë, do ta kthejmë krenarinë në qytetin tonë

Në hapjen e Shtabit Zgjedhor të VLEN në Dibër, kandidati për kryetar komune, Fisnik Mela, u shpreh se Dibra ka nevojë për më shumë investime dhe përkushtim, duke theksuar se kjo sfidë është një borxh ndaj vendit të tij.

“Shoh shpresën dhe forcën e cila na bashkon. Dibra meriton më shumë dhe së bashku mund t’ia japim atë. Të jemi brezi që e kthejmë krenarinë në këtë qytet dhe që i japim Dibrës atë që i takon”, tha Mela.

Ai shtoi se ka pranuar kandidimin me përgjegjësi maksimale: “Nuk mund të rezistoja ndaj kësaj sfide. Kjo është një sfidë e madhe, por edhe një mundësi e madhe për qytetin tonë.”

Mela theksoi problemet kryesore që përballon Dibra dhe rrethina: mungesa e ujit të pijshëm, ndriçimit publik, infrastrukturës rrugore dhe menaxhimit të deponive të egra. “Shkollat tona, përveç humbjes së nxënësve, po e humbin gjithnjë e më shumë imazhin e të qenurit vatra e dijes”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, kandidati nga VLEN nënvizoi se gjatë një viti qeverisjeje kjo forcë politike ka bërë më shumë për Dibrën se çdo qeveri më parë.

Në fund, Mela premtoi se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, do të përkushtohet me qindra projekte për ta bërë Dibrën të bukur, të zhvilluar dhe krenare, siç e ka emrin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT