Fisnik Mela merr detyrën si Kryetar i Komunës së Dibrës: “Ky mandat është përgjegjësi dhe angazhim moral ndaj qytetarëve”

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në fjalën e tij të parë si kryetar, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se besimi që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike — është një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.

“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë,” deklaroi Mela.

Kryetari i ri falënderoi qytetarët për besimin dhe u zotua se puna e tij do të fokusohet në zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës, përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe transparencës institucionale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com