Fisnik Mela në Dibër: Më 19 tetor një zë për ndryshim – Numri 7 për zhvillim dhe barazi

Në një tubim të madh në Dibër, kandidati për kryetar të komunës nga Koalicioni VLEN, Fisnik Mela, u prit nga qytetarët së bashku me liderët e VLEN, përfshirë Zeqirija Ibrahimin, Arben Fetai, shefin e shtabit qendror Adnan Azizi, mikun e tij Dr. Rufat Alili, si dhe funksionarë të tjerë lokal dhe qendrorë.

Gjatë fjalës së tij, Mela përforcoi mesazhin e 19 tetorit dhe rëndësinë e ndryshimit të madh që pritet të ndodhë në Dibër dhe pjesët e tjera të Maqedonisë së Veriut.

“Në Dibër, unë si kryetar i ardhshëm, së bashku me ekipin e këshilltarëve komunal të Koalicionit VLEN që do t’i prijë Afrim Krkuti, do ta vazhdojmë rrugën e investimeve dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Nuk do të harrojmë asnjë pjesë të qytetit të Dibrës, asnjë banor të saj, fëmijë ose plak!” deklaroi Mela.

Ai shtoi se pas 19 tetorit, pushteti lokal nuk do të ketë ngjyrime politike dhe të gjithë qytetarët do të trajtohen njëjtë, me mbrojtje të dinjitetit dhe mundësi të barabarta.

“Nga ky shesh këtu sonte po ju them: FALEMINDERIT me zemër DIBRA IME! Më 19 tetor ju ftoj në festën e fitores. Një zë për Dibrën – rretho numrin 7!” përfundoi Mela.

Tubimi u vlerësua si një shenjë e mbështetjes së gjerë qytetare dhe entuziazmit për vazhdimin e ndryshimeve pozitive në Dibër nën drejtimin e Fisnik Melës dhe Koalicionit VLEN.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT