Thursday, May 30, 2024
spot_img

Flamur Tairi flet në prag të ndeshjes me Sileksin: Vetëm fitorja vjen në shprehje

Sileksi do të jetë kundërshtari i rradhës për Struga Trim Lum në kampionat, aty ku skuadra jonë vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit. Është kjo finalja e parë, nga gjithsej 5 që na kanë mbegtur deri në arritjen e objektivit…

Ndeshjet e mëdha nuk mbarojnë kurrë për Struga Trim Lum. Tashmë në pritje të kampionëve në fuqi do të jetë Sileksi, një përballje që nuk duhet humbur. Tradita flet në anën tonë, megjithatë në futbollin modern termi favorit thuajse është në zhdukje.

Kështu për të arritur deri tek tre pikëshi, duhet djersitur mirë fanellën, për të cilën djemtë tanë janë të gatshëm për të dhënë më të mirën, vetëm e vetëm që në fund të arrijmë objektivin.

“Pas dy ndeshjeve pa fitore, javën e kaluar u rikthyem tek fitorja duke mundur Maledonija Gj.P në Shkup, ashtu që besoj fuqishëm se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm edhe pas ndeshjes me Sileksin. Pikët janë shumë të rëndësishme, ashtu që mendojmë vetëm tek fitorja dhe 3 pikët e rradhës. Çdo fitore na afron më afër titullit, ndaj dhe duhet bërë më të mirën në secilën ndeshje.” – u shpreh Flamur Tairi.

Ndeshja kundër Sileksit është finalja e parë nga gjithsej 5 që na kanë mbetur në maratonën e gjatë të edicionit 2023/24, ku sërish jemi në garë për titullin e kampionit. Është kjo një shans tjetër për struganin, Flamur Tairi,  që sërish të festojë me klubin e vendlindjes.

“Titulli kampion është ëndërr e çdo futbollisti. Ky titull fiton në peshë edhe më shumë, nëse e arrinë me klubin e qytetit tënd, vendlindjes tënde. Unë një gjë të tillë bëra edhe vitin e kaluar, ndërsa do isha shumë krenar dhe i lumtur nëse do përsërisnim një gjë të tillë edhe këtë vit. Sileksi është pengesa e parë nga 5 finalet e fundit. E dimë që nuk do e kemi lehtë kundër Sileksit, por gjithsesi se objektiv kemi vetëm fitoren.” – shprehet Tairi, i cili kundër Sileksit deri më tani ka zhvilluar 8 ndeshje, që të gjitha me fanellën e Struga Trim Lum.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT