Forcohet bashkëpunimi Komunë–Myftini: Memishi pret Myftiun e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, zhvilloi sot një takim me Myftiun e Tetovës, Silver Xhemaili, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Në takim u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit institucional, si dhe për iniciativat e përbashkëta që synojnë përmirësimin e shërbimeve dhe të mirën e qytetarëve të komunës.


Kryetari Memishi vlerësoi rolin e Myftinisë së Tetovës dhe kontributin e saj në çështje të rëndësishme për komunitetin, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë të forcohet.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT