Forum i Gruas VLEN TETOVË viziton Çarshinë e Epërme

– Forum i Gruas VLEN TETOVË, së bashku me deputeten Kaltrina dhe ekipin e këshilltarëve të saj, realizoi një vizitë në lagjen historike të Çarshisë së Epërme në Tetovë.

 

Banorët e Çarshisë së Epërme, përfshirë familjet Muharemi dhe Raifi, pritën mysafirët me ngrohtësi dhe mikpritje. Ata ndanë hapur mendimet, shqetësimet dhe shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të lagjes.

 

“Energjia pozitive, përkrahja dhe besimi i shprehur sot nga banorët janë motivimi ynë më i madh për të vazhduar me përkushtim rrugën e ndryshimit,” u shpreh deputetja Kaltrina.

 

Forumi i Gruas VLEN TETOVË theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për një Tetovë më të zhvilluar, më të barabartë dhe me mundësi më të shumta për të gjithë qytetarët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT