Forumi i Gruas në Bogovinë dhe kandidatët femra për këshilltare nga koalicioni VLEN kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e tyre për kryetar komune, Feti Abazi.
Në një komunikatë publike, ato theksojnë se janë “zëri i grave, i familjeve, i zhvillimit dhe i barazisë”, duke theksuar se besojnë në vizionin e një udhëheqësi që dëgjon, punon dhe bashkon.
“Së bashku për një komunë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më humane. Sepse kur gratë bashkohen për një qëllim të mirë – ndryshimi është i sigurt,” thuhet në deklaratë.
Forumi i Gruas u bëri thirrje qytetarëve të Bogovinës që më 19 tetor të votojnë numrin 7, në mbështetje të Feti Abazit dhe vizionit të tij për një të ardhme më të mirë për komunën.