Saturday, May 4, 2024
spot_img

Fronti Europian hap shtabin në Çair/ Grubi: Ky front po i bën ballë mbrojtjes së Marrëveshjes së Ohrit

Në Çair në prani të shumë qytetarëve u hap shtabi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare i Frontit Europian. Në këtë eveniment i pranishëm ishte zëvendës kryeministri Artan Grubi, kryetari i degës së BDI në Çair Bekim Neziri, kandidati për president Bujar Osmani, kandidatët për deputetë Sadulla Duraki, Blerim Bexheti, Skender Rexhepi Zejd, Hatixhe Topalli, Fatma Osmanovska, Bastri Bajrami, Elmi Aziri, Naim Bajrami, etj.

 

Zëvendës kryeministri Grubi tha se Fronti Europian ka kandidat që e përkrahë Amerika dhe Europa.

 

Front që po vizaton vijat e para të frontit në Çair kundër uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje kundër hajnisë, mashtrimit, tradhëtisë, Rusisë, VMRO, Levicës, Taravarit, Afrimit, Bilallit dhe Izetit. Ky Front Europian është Front që do i bëj ballë vijës së frontit të mbrojtjes së Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e cënojnë. Sot dolën kundër badinterit që janë të arritura të UÇK dhe MO-së, adresa e këtyre porosive është nga VMRO, Levica, Rusia e Serbia. Kujt i shërbeni me porosi kundër Amerikës, Bujarit, UÇK, MO, kundër Ali Ahmetit. Bujar Osmani është kandidat që e përkrah Amerika, Europa e rajoni e Maqedonia e Veriut dhe këtij fronti mos i dil përpara se të shkelë, u shpreh para të pranishmëve, Grubi.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT