Wednesday, May 1, 2024
spot_img

Fronti Europian hap shtabin zgjedhor në Krushevë

Fronti Europian hap shtabin zgjedhor në Krushevë

 

Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Krushevës ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur kandidati për president Bujar Osmani, kandidati për deputetë Musa Xhaferi, përfaqësues të ASH Remzi Memedi si dhe kordinatorët e Zonës së V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri.

 

Bujar Osmani tha se Fronti Europian është moment historik në përpjekjet tona për të garantuar një jetë më të begatë për ne.

 

Secila votë ka vlerë dhe rëndësi e veçanërisht këtu në Krushevë. E keni natyrën më të bukur në vend dhe të jeni krenar për të, ta ruani për brezat e ardhshëm. Bashkim më të madh nuk ka pasur në këto vitet e fundit e nëse llogaritet këtu edhe partitë tjera dhe kështu bashkim ka ndodhur në 91 në demokraci, në 2001 kur ishte prirja për liri dhe barazi dhe tash në 2024 jemi bërë bashkë, secili nga këto momente bashkimi ka hapur kapitull të ri. Fronti Europian është moment historik në përpjekjet tona për të garantuar një jetë më të begatë për ne, tha Osmani.

 

Musa Xhaferi shtoi se Fronti Europian është një ortek që vërshon përpara.

 

Unë kam përvojën në fushatë dhe kam bindje se Fronti Europian do ketë mbi 90% të votës së mundëshme në fshatrat e Krushevës. Tash kur jemi bashkë me ASH dhe partitë tjera që kjo frymë do të ndikojë më 24 prill dhe më 8 maj gjithashtu, pasiqë partitë tjera nuk e kanë harmoninë e bashkimit siç e kemi ne, që të bëjnë ballë këtij fronti, sepse jemi si një ortek që vërshon përpara, vlerësoi Xhaferi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT