Saturday, July 27, 2024
spot_img

Fronti Europian hapi shtabin në Saraj, Grubi: Ky front është front i pajtimit dhe integrimit

Në bastionin e Bashkimit Demokratik për Integrim, në sheshin “Isa Boletini” në Saraj të Shkupit u hap Shtabi Komunal për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe parlamentare të 8 majit. Para një numri të madh qytetarësh programin dhe vizionin e frontit e shpalosën eksponentë të partive politike të koalicionit.

 

Të pranishëm ishin, zëvendës kryeministri Artan Grubi, bartësi i listës për deputet në Njësinë Zgjedhore numër I, Blerim Bexheti, kandidati për deputet Ilir Hasani, Rafiz Haliti, deputeti Arben Ziberi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, kandidatja për deputete Hatixhe Topalli, kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake dhe kandidat për deputetë Munir Kolashinac, kryetari degës së BDI-së Çair, Bekim Neziri dhe eksponentë të tjerë të “Frontit Europian”.

 

Artan Grubi tha se secilit front kur hapet në vijat e para i duhet një komandat, një arkitekt – e ai është Ali Ahmeti, krijuesi i këtij Fronti Europian.

 

“Përveç se komandat, duhen edhe Gjeneral, e Gjeneral kemi bërë me nëntë yje, për mashallah, siç i shihni te Fronti Europian. Gjithë ata që janë forcë progresive e ua mendojnë të mirën shqiptarëve, boshnjakëve, romëve, turqve, por edhe të tjerëve, edhe maqedonaseve, që e duan këtë vend anëtarë të Bashkimit Europian, janë reshtu pas idesë tonë për Frontin Europian. Kush është përballë Frontit Europian? Fronti është vija e betejës ku ndërtohet istikam. Po ndërtojmë front për arsye se jemi të rrezikuar, jo si individ por gjithë ne si bashkësi. Po na presin ditë të vështira! Kemi dalë me moton “Jo Rusisë, Po Europës!”, sepse çdo ditë po shohim se ky vend po ndikohet nga linja serbo-ruse, sllavo-ortodokse dhe po e sfidon rrugëtimin tonë europian, andaj u bë me doemos nevoja për ta formuar Frontin Europian. Ky front është front i pajtimit, më së pari ja kemi shtruar dorën e pajtimit njëri-tjetrit, pastaj ja kemi shtruar dorën e pajtimit edhe Munirit, Naimit, Azemit, Zejdit, Arjanitit sepse të gjithë e kemi parë se duhet të bëhemi bashkë për ti ballë këtij rreziku. Cili është rreziku? Nuk është vetëm rreziku i largimit nga rruga europiane, por është rreziku i mposhtjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe mitit të Ali Ahmetit, të arriturave të Marrëveshjes së Ohrit”, tha zëvendës kryeministri Grubi.

 

Ai theksoi se opozitën që e kemi përballë, ne të gjithë këtu bashkë për të bërë projekte, rrugë, shkolla, çerdhe, ujësjellës, kanalizim, autostrada, Korridor 8, Bashkim Europian, miqësi me Amerikën…

 

Çfarë kanë ato përballë nesh? Të behemi bashkë ta rrënojmë Ali Ahmetin. Bëhemi bashkë ta rrënojmë BDI-në. Bëhemi bashkë ta prishim mitin e UÇK-së. A kanë diçka tjetër, ndonjë program, përveç se ta rrëzojmë Ali Ahmetin dhe BDI-në, ta prishim Marrëveshjen e Ohrit dhe të gjitha të arriturave që i kemi bërë? Gjitha komunitetet që na janë bashkuar kanë parë të arriturat që i kanë arritur shqiptarët dhe atë që e ka bërë Ali Ahmeti me shokë për shqiptarët, tash do e benë edhe për boshnjakët, turqit, romët, por edhe për vet maqedonasit do i çon në Europe. Ju e dini atë haxhia i cili thotë: “Amerikës, ujit, rrymës dhe këtij Fronti mos i dil përpara se të shkel”, përfundoi Grubi fjalën e tij.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT