Friday, May 3, 2024
spot_img

Fronti Europian në Dibër/ Ahmeti: Na pret fitore historike dhe zgjedhje europiane

Fronti Europian në Dibër/ Ahmeti: Na pret fitore historike dhe zgjedhje europiane

Fronti Europian sonte aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Dibrës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e kësaj ane fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i BDI Ali Ahmeti, kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë Ziadin Sela dhe kandidati për deputet Musa Xhaferi.

 

 

 

Ali Ahmeti tha se Fronti Europian është dhe do të vazhdoj të mbetet një ortek i cili do të vërshoj gjithçka përpara deri në arritjen e qëllimit themelor, anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

 

 

 

U jam mirënjohës të gjithë përfaqësuesve të partive politike të cilët e përqafuan idenë e Frontit Europian përballë rreziqeve që kanosen. Europa është në luftë, Lindja është në luftë, ajo luftë që bëhet në lindje sigurisht që qendrën e ka në Kremlin, në Moskë dhe nuk mund ariu polar të jetë i qetë përderisa perandoria po përfundon. Të gjitha këto vatra zjarri në Lindje të mesme pikërisht bëhen për të ruajtur perandorinë ariu dhe me kthetrat e tij të lëndoj të gjithë popujt që duan lirinë, ashtu siç vepron edhe në Ukrainë. Ky Front Europian ndërtohet prej misionarësh, unë jam krenar dhe nga do që shkoj e shoqëroj kandidatin për president bashkë me autorët e Frontit Europian, besoni që nuk e dalloj kush është i BDI-së, kush është i Aleancës, kush është i PDSH-së, kush i partisë Europiane, të gjitha nëntë partitë janë të bashkuara në këtë Front Europian dhe pikërisht të gjithë e kanë kuptuar misionin që ky front nuk është për një përdorim, për një zhvillim, por është i ndërtuar për një mision: Antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Punë më të mençur, punë më të mirë, shërbim kombit se sa të anëtarësohemi në BE nuk ka, deklaroi Ahmeti.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT