Thursday, May 2, 2024
spot_img

Fronti Europian në Kumanovë/ Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Fronti Europian në Kumanovë/ Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

 

Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Banorëve të pranishëm në numër masovik iu janë kryetari i BDI Ali Ahmeti, bartësi i listës për zonën e dytë Sadulla Duraku, kandidatët për deputet Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për president Bujar Osmani si dhe kordinatori i zonës Arbër Ademi.

 

Ali Ahmeti në fjalimin e tij se Fronti Europian garanton ardhmëri të sigurt, stabilitet, qëndrueshmëri dhe se këto mund të arrihen me kuadro të dëshmuar në të gjitha drejtimet, duke vendosur theksin në kandidatin e Frontit Europian për President, Bujar Osmanin.

 

“Fronti është ndërtuar për t’u përballur me rreziqet që mund të na kanosen dhe më mirë është të përgatitesh kur ke informacion se çka ndodhë rreth e rotull rajonit tonë, një rajon akoma i pa stabilizuar, por edhe një Europë në luftë, Ukraina nuk është larg, as Lindja e afërt nuk është larg. Prandaj këtij vendi i duhet stabilitet, i duhet qëndrueshmëri, i duhen politika të mençura që garantojnë ardhmëri e siguri, kush mund ti bëjë këto? Sigurisht që këta të gjitha mund të arrihen përmes kuadrove të përgatitura në të gjitha drejtimet siç është kandidati ynë i Frontit Europian  Bujar Osmani. Në një bashkëbisedim me një të moshuar të palës maqedonase, se me interesonte opinioni i tyre pyeta se si të duken kandidatët tonë ato për deputet dhe president dhe si komentohen tek ju, mu përgjigjë kështu: Na vjen inati pse s’është i yni, por është i juaji. Ky front nuk është ndërtuar për një përdorim të përkohshëm por është ndërtuar për veprime të gjata. Po ti thoshe dikujt se ne këtu ku jemi do të mbajmë tubim dhe do bëjmë kandidaturë për president, e po ti thoshim dikujt se në kazermat e Mlladiçit ne do mbajmë tubim për president, do të thoshte ju jeni të marrë, por ja që jo vetëm  tubim, por sa e sa vite këtu vepron dhe punon Universiteti i Tetovës, i cili u hap me gjak”, tha Ahmeti.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT