Saturday, May 18, 2024
spot_img

Fronti Europian në Pllasnicë / Ahmeti: Bashkë do shënojmë fitoren më të madhe

Fronti Europian takimin e radhës parazgjedhor e vazhdoi në komunën e Pllasnicës. Para qytetarëve kryetari i BDI Ahmeti tha se bashkimi i fuqive politike në Frontin Europian është një mision i rëndësishëm me qëllim që të bëhemi më të fortë sepse rrethanat në të cilat jetojmë janë rrethana që duhet me shumë kujdes t’i analizojmë dhe tejkalojmë.

 

“Unë jam sot këtu me bashkëpunëtorët e mi që t’i jap përkrahje Bujar Osmanit i cili është kandidati më i mirë gjatë kësaj fushate presidenciale. Unë e përcjellë të gjithë kandidatët në këtë fushatë dhe aspak nuk jam i njëanshëm sepse Nuhar Osmani është kandidat i Frontit Europian por vërtetë Bujari ka vlera dhe të gjitha virtytet që të udhëheq me shtetin. Bujar Osmani përveç se është një kirurg i suksesshëm, ai ka qenë një nga ministrat e jashtëm më të suksesshëm në historinë e këtij vendi që d.m.th politikës së jashtme të këtij shteti i është një kirurg që mirë ta operojë. Bujar Osmani ka menaxhuar krizën ma të madhe botërore që ishte në prag të shuarjes Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim me një veprimtari prej 60 vjetësh. Bujar Osmani menaxhoi me sukses dhe arriti që OSBE të mbijetojë dhe sot ajo funksionon, kështu që këtij vendi i duhet një kryetar që di të menaxhoj suksesshëm, ne përballemi me një çështje ende të pazgjidhur, me ndryshimin e kushtetutës. Ndryshimi i Kushtetutës është domosdoshmëri, as shtetin e Maqedonisë së Veriut, as kryetarët e etnisë maqedonase as nuk u lënduan e as nuk pësuan ndonjë sulm dhe atak nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit, ashtu nuk do të ketë asnjë pasoj e as ndonjë rrezik nga ndryshimi i kushtetutës dhe futja e bullgarëve në kategori kushtetuese, e egjiptianëve, malazezëve, kroatëve, përkundrazi shteti do të bëhet më i fortë pasi që këta qytetar do të bëhen edhe më lojal ndaj shtetit”, është shprehur Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT