Tuesday, April 30, 2024
spot_img

Fronti Europian në Strugë/ Ahmeti: Ky është mision, andaj jemi bërë bashkë për fitore spektakulare

Fronti Europian aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Strugës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i BDI Ali Ahmeti, kryeministri Talat Xhaferi si dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë Ziadin Sela.

Ali Ahmeti tha se ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht.

Struga ka dhënë prova që në moment kur duhet del të bashkohet dhe mendoj që ky front në brendi ndërtohet nga misionarë, atdhetarë, patriotë që duan çështjen dhe misionet e amanetet ti çojnë përpara. Ky është misioni se pse jemi bërë bashkë. Jemi bërë bashkë për t’u bë më të fortë sepse edhe rethanat në të cilat jetojmë janë rrethana që duhet me shumë kujdes të veprojnë dhe punojnë. Kemi problem akoma të pazgjidhur në rajon, Kosovë Serbi, kemi një Bosnjë jo funksionale me tre shtete që asesi të jenë një. Kemi problem të pazgjidhur që është pengesë me ndryshimet kushtetuese sa i takon ndryshimit që duhet bërë tek ne që komuniteti bullgar të bëhet kategori kushtetuese dhe asgjë e keqe nuk është nëse këto komunitete zënë vendin e tyre dhe trajtohen si të tjerët. Moszgjidhja e këtij problemi sigurisht që paraqet problem sepse nuk mund të hapim kapituj drejt anëtarësimit në BE. Të gjithë ata forca regresive që paraqiten dhe unë i dëgjoj dhe vërtetë është dëshpruese kur dëgjon bashkëqytetarë maqedonas kur flasin kundër Amerikës e Europës dhe ju them se me armiqësi të përhershme nuk jetohet. Ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht, u shpreh Ahmeti.

Kryeministri Talat Xhaferi nga Struga bëri thirrje për mbështetje të Frontit Evropian dhe kandidatit për president Bujar Osmani. Ai në fjalën e tij  tha se Republika e Kosovës është bërë anëtare e Këshillit të Europës dhe pro anëtarësimit të saj kanë votuar dy deputetët e  shumicës parlamentare ndërsa deputeti i opozitës maqedonase nuk ka marrë pjesë në seancë. Kjo ngjarje historike në të cilën deputetët tanë kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës është kontribut i kandidatit të Frontit për president, Bujar Osmani i cli udhëheq me politikën e jashtme.

Sot Kosova është bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës kanë votuar dy deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa deputeti i opozitës nuk ka shkuar në këtë mbledhje. Kjo ngjarje reflekton edhe atë që është kontributi i kandidatit tonë të përbashkët të Frontit Europian, Bujar Osmani. Andaj, shfrytëzoj nga rasti që nga kjo foltore nga Struga të uroj kryeministrin e Republikës ë Kosovës, z. Kurti për këtë arrritje të popullit të Kosovës dhe le të jetë kjo përgjigjja për të gjithë ata përpjekje që kryeministri Kurti në cilësin e kryetarit të Vetëvendosjesë po e bënë për mbështetje të atyre që nuk ishin në Strazburg, theksoi Xhaferi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT