Thursday, May 2, 2024
spot_img

Fronti Europian në Zhelinë: Na pret fitore historike

Fronti Europian në Zhelinë: Na pret fitore historike

Fronti Europian sonte është ndalur për bashkëbisedim me banorët e komunë së Zhelinës. Përveç kandidatit për president, Bujar Osmanit të pranishëm ishin edhe kryeministri Talat Xhaferi, Sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti si dhe kandidatët për deputet në Zonën së VI-të zgjedhore Ilirie Dauti, Arjanit Hoxha, Fatmire Isaki etj.

Talat Xhaferi i siguroi banorët e komunës së Zhelinës se zgjedhjet do të jenë europiane dhe të lira.

“Në cilësinë e kryetarit të Qeverisë sigurojë se zgjedhjet do të jenë të lira, do të jenë shprehja e vullnetit tuaj, ashtu siç e meritoni të shprehni të lirë vullnetin. Ne i mbajmë mirë ato kohëra kur duhej ti mbrojmë kutit e votimit. Nuk ka nevojë më për atë. Ne duhet të tregojmë cilësinë tonë europiane, ne jemi europian, mbi gjysmën e popullit e kemi europian dhe atë kulturë e kemi dhe duhet ta bartim këtu. Ajo është e lindur si kulturë, jeton me ne dhe atë duhet ta shprehim të lirshëm”, tha në fjalën e tij Xhaferi.

Bujar Osmani në fjalën e tij tha se për Frontin Europian do të shkruajnë librat e historisë.

“Nuk jeni të vetëdijshëm për peshën e këtij momenti historik, sepse ashtu është e zakonshme. Momentet historike në periudhën që ndodhin pak vlerësohen nga bashkë-kohanikët, por historia e tregon peshën e vërtet të misioneve të tilla. Për herë të parë kemi arritur bashkim të plotë të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por ajo që është edhe me rëndësishme, që më respekton edhe bënë krenare ajo që jam pjesë e kësaj gjenerate, është se komunitetet tjera na zgjedhin ne shqiptarët si mbrojtës të të drejtave të tyre”, tha Osmani.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT